Me shume se 130 makina jane ndeshur per shkaqe akoma te panjohura ne uren e New Sheppey Crossing ne Britani te madhe. Zedhenesi i policise ne Kent ka deklaruar se pamesia ne ure ka qene jashtezakonisht e ulet, por akoma nuk dihen shkaqet e verteta qe cuan deri ne kete aksident te madh.
"Garazhet" e drurit të cilët kohëve të fundit janë hapur në rrugët e Cyrihut të Zvicrës, janë vend i ri për "Zonjat e rrugës", ku ato do të mund të kryejnë marrëdhënie me klientët e tyre. Gratë hynë nëpër makinat e njerëzve të panjohur dhe asnjëherë nuk e dinë se ku do të përfundojnë, ndonjëherë ata dërgohen jashtë qytetit, në mal dhe larg civilizimit, pohuan nga shërbimi për ndihmë sociale. Këta "Seks-garazhe" janë të furnizuara me alarme dhe kanë vend për tu zhveshur, ndërsa posterat të ngjitura nëpër mure na kujtojnë se duhet të përdorim mjete mbrojtëse gjatë aktit seksual. Cyrihu është destinacion i seksit, por banorët e këtij vendi nuk e pranojnë këtë fakt, pohoi Regula Rotter nga Qendra për ndihmë të pastrehëve. A do të përdoren këto "Seks-garazhe"për të cilët janë harxhuar 1.5 milion funte vetëm nga ana e prostitutave apo do ti shfrytëzojnë edhe çiftet e zakonta do ta shohim më vonë.
Materiali në vijim është bërë në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë ku shihen trupat ushtarake dhe paraushtarake serbe të cilët shkatërrojnë e djegin një fshat të tërë. Reporteri i guximshëm ka arritur që me ekipin e tij të filmojë këto pamje duke e rrezikuar edhe jetën e tij. Në video shihen policia serbe e cila plaçkitë shtëpitë shqipëtare së bashku me banorët lokal serb.
David Copperfield kryen iluzionin e tij lazer jashtë, si gjithnjë pa Stooges dhe jo truket kamera. Kjo është bërë për televizionin e tij të 17-të posaçëm, Magic i David Copperfield XVII: Tornado e zjarrit.
Leximi i shputave të këmbës është pjesë e traditës kineze dhe indiane 5 000-vjeçare. Rrjedh nga besimi që këmbët janë si pasqyrë e pjesës tjetër të trupit. Gungëzat, kallot ose dhimbjet në shputa në fakt paralajmërojnë për probleme në pjesët tjera të trupit. Kështu për shembull harqet e shputës janë të lidhura me boshtin kurrizor, ndërsa dhimbja në fakt tregon në problemet me boshtin kurrizor. Sipas këtij besimi, mendja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pandashme, ndërsa sëmundjet fizike janë në fakt produkt i personalitetit. Kështu njerëzit të cilët kanë shputa të lëshuara në fakt janë përpjekur për së tepërmi për të qenë të fortë, për ç’arsye kjo është manifestuar si problem në këmbë. “Këmbët tregojnë gjithçka për ne, prej problemeve me sistemin e tretjes e deri te gjendja e lidhjes sonë të dashurisë. Ato mund të tregojnë nëse jeni më të egër dhe të prirë për të rrezikuar, apo vdisni për stabilitet dhe harmoni në jetë”, thekson refleksologjia, Jane Sheehan. Gishti i madh i këmbës Nëse gishti juaj është shumë më i gjatë se gishtat tjerë, jeni shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ. Jeni përplot ide, ndërsa problemet i zgjidhni në mënyra të pazakonshme. Kurrë nuk ndaleni dhe gjërat i shikoni nga perspektiva të ndryshme. Por, ndonjëherë keni probleme me koncentrimin dhe veproni para se të mendoni mirë për projektet, thekson Sheehan. Gishti i madh më i vogël i karakterizon njerëzit të cilët janë të shkëlqyeshëm në kryerjen e shumë gjërave përnjëherë. Janë jashtëzakonisht efikas, dhe përdorin sharmin për t’i bërë të tjerët që të duan idenë e tyre. Gishti i dytë Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë, ju jeni lider i mirë. Jeni shumë dinamik dhe të gjindshëm, ndërsa ndonjëherë aq shumë insistoni në mënyrën tuaj të punës saqë njerëzit ju përjetojnë si të vështirë dhe të gjithëdijshëm, pohon Sheehan. Sipas folklorit indian, nënat nuk i kanë lejuar bijtë e tyre të martohen me vajzat që kanë gishtin e dytë të këmbës pak më të gjatë, sepse vajzat e tilla pëlqejnë të urdhërojnë për së tepërmi. Njerëzit me gishtin e dytë më të vogël janë të lumtur me gjendjen ekzistuese dhe nuk do të mundohen të ndryshojnë ndonjë gjë. Gishti i tretë Kinezët gishtin e tretë e lidhin me energjinë, instinktet dhe vullnetin. Nëse gishti është relativisht i gjatë, kjo do të thotë që njeriu është jashtëzakonisht energjik dhe i gjindshëm, veçanërisht në vendin e punës. Sa më i gjatë që është ky gisht i këmbës, ka më shumë mundësi që do të arrini në karrierë, pohon Sheehan. Këta njerëz janë perfeksionistë, por ndonjëherë aq shumë bllokohen në punë, saqë harrojnë familjen, miqtë dhe argëtimin. Njerëzit me gisht më të shkurtër dinë të shijojnë në jetë. Pëlqejnë të relaksohen dhe nuk shqetësohen lehtë. Gishti i katërt Gishti i katërt i gjatë dhe i drejtë do të thotë që jeni person për të cilin familja ka rëndësi thelbësore në jetë. Pakënaqësinë me personat e dashur e tregon gishti i katërt i lakuar. Ju shumë mirë dini t’i dëgjoni të tjerët dhe jeni kujdestar i shkëlqyeshëm, por ju prekin shumë fatkeqësitë që ndodhin në familje. Përveç kësaj, ju prekin edhe problemet e të tjerëve, bën të ditur Sheehan. Kinezët thonë që jeni shpirt i butë dhe i ndjeshëm,ndërsa në shëndetin tuaj mund të ndikojë çfarëdo problemi në familje. Duheni të relaksoheni dhe të mësoni që të mos e mundoni veten me probleme të huaja. Gishti i shkurtër do të thotë që familja dhe lidhjet për ju nuk janë aq të rëndësishme, sepse jeni të fokusuar në diçka tjetër, pohon Sheehan. Gishti i vogël “Nëse gishtin e vogël të këmbës e keni më të shkurtër, atëherë jeni fëmijëror, çdo gjë ju mërzitet shpejt, ikni nga përgjegjësitë dhe vazhdimisht kërkoni argëtim”,- zbulon Sheehan. Dhe nëse mund ta lëvizni me gishtin e vogël të këmbës ndaras nga gishti i katërt, jeni impulsiv, të prirë për aventura dhe sharmant. Nëse nuk mundeni, do të thotë që pëlqeni rutinën, parashikueshmërinë dhe besnikërinë. Femrave që kërkojnë argëtim u nevojitet një mashkull i cili mund të lëvizë gishtin e vogël, por nëse kërkojnë bashkëshort atëherë ata që nuk mund të lëvizin gishtin e vogël janë ideal për këtë rol, thekson Sheehan.
Shqiptarit 32 vjeqar Jeton T. siq duket i pëlqen jeta në burg dhe nuk ka ndonjë problem me këtë stil të jetës. Sapo ai lirohet nga burgu pas dy-tri javësh prap kthehet në burg pasi bën ndonjë vepër e cila bie në konflikt me ligjin. Kështu edhe herën e fundit ku ai u lirua nga burgu pasi premtoj Gjykatës se do lë anash marrëzirat dhe veprat kriminele dhe do të filloj me një jetë normale. Sapo doli nga Burgu, ai mori me qira një banesë duke premtuar pronarit të banesës se do i paguaj shumën e duhur. Këtë shumë, pronari nuk pa kurrë në jetën e tij. Jo me aq! Jetoni porositi një prostitutë të klasës së lartë ku ora e sajë pa shërbime intime kushton 150 Euro. Herëne parë, pas një ore bisedë, jetoni pagoj asaj 150 Euro dhe porositit atë që të vie ditën tjetër,raporton pc-netz. Ditën tjetër Vetoni i dha prostitutës një kontratë të falsifikuar kinëse se Vetoni i falë asaj një veturë të tipit BMW direkt nga fabrika. Në të vërtetë, jo se kjo prostitutë nuk mori para nga ky, por që jetoni i vodhi asaj veturën me të cilën ajo kishte ardhur deri tek Vetoni. Vetura ishte një pronë e “Rent a Car”. Para Gjykatës, Jetoni thotë se ai është i shëndoshë por që ka tëjetë në qef jetën luksoze…dhe se faji nuk është tek ai por tek prindërit e tij pasi ata kan mësuar atë të jetoj në një jetë luksoze. Gjykata për këto vepra ka shqiptuar dënimin prej 1,5 viteve burgim dhe pas 1,5 viteve të kaloj në psiqiatri të mbyllur. “Pa një atest se jeni i shëndoshë nga mjekët e psiqiatrisë, ju do qëndroni i mbyllur në mbrendësi të kësaj” shtoj prokurori
1. Muri Kinez mund të shihet nga Hëna: nëse ndodheni në Hënë mund të shihni shumë gjëra por Muri Kinez nuk është njëri prej tyre. Në librin e titulluar “Second Book of Marvels” botuar në vitin 1983 autori Richard Haliburton deklaroi se Muri Kinez është e vetmja vepër njerëzore e cila mund të shihet nga Hëna. Muri Kinez ka një gjerësi maksimale prej 10 metër dhe të njëjtën ngjyrë me mjedisin përreth, kështu shikimi i tij me sy të lirë është i pamundur jo vetëm nga Hëna por edhe nga sateliti. 2. Kosi nuk konsumohet me peshk: përkundrazi nëse peshku është i freskët nuk ka asnjë pengesë të hahet me kos. Shkaku i helmimit nuk është kosi por proteina “Histamin” e gjendur tek peshku. Meqë kjo lëndë gjendet edhe tek kosi, kur konsumohet bashkë me peshkun mund të shtojë sasinë e Histaminës në trup. Kështu tek personat që janë alergjikë mund të shkaktojë skuqje ose kruarje. Nëse jeni të sigurt për freskinë e peshkut mund ta konsumoni atë me kos pa pasur frikë. 3. Ylberi ka shtatë ngjyra: ngjyra e kuqe, portokalli, e verdhë, bojë qielli, blu dhe vjollcë njihen si ngjyrat e ylberit. Ç’ është e vërteta në ylber ekziston një spektër i pandërprerë ngjyrash por perceptimi njerëzor rreth ngjyrave krijon një keqkuptim në shikimin e një brezi të vetëm ngjyrash. Disa ylbere përmbajnë më shumë breza se 7 brezat që mund të shohë syri i njeriut. 4. Kulla Piza është ndërtuar e shtrembër: kjo kullë e famshme e italianëve në të vërtetë është projektuar të ndërtohet drejt. Por për shkak të bazamentit të butë ka filluar të rrëshqasë drejt jugut që nga viti i ndërtimit 1173. 5. Uji është transparent (i tejdukshëm): arsyeja e ngjyrës bojë qielli të detit është pasqyrimi i qiellit në det. Uji ka një ngjyrë të zbehtë bojë qielli. Por edhe qielli ndikon në theksimin e ngjyrës së detit. 6. Fluturat kanë një ditë jetë: disa flutura të rritura mund të jetojnë 1-2 muaj. Ata të cilat jetojnë disa stinë mund të flenë gjatë dimrit ose të emigrojnë drejt vendeve të ngrohta. 7. Vegjetarianët nuk konsumojnë kurrë produkte mishi: vegjetarianët mund t’i ndajmë në nëngrupe të ndryshme. Ka grupe vegjetarianësh të cilët konsumojnë peshk, mish shpendësh, vezë dhe produkte bulmeti. 8. Kujtesa e peshkut zgjat disa sekonda: peshku Japonez ka një kujtesë e cila mund të rezistojë deri të paktën tre muaj. 9. Amerika e ka marrë emrin nga Amerigo Vespuçi: Emri Amerikë nuk vjen nga tregtari dhe hartuesi italian Amerigo Vespuçi por nga një tregtar i pasur nga Bristol, Richard Ameryk. Ameryk ishte krye-financieri i Xhon Kabot gjatë udhëtimit të tij të dytë transatlantik. Në maj të vitit 1497 Kabot arriti në Labrador me anë të një anijeje të vogël dhe ishte evropiani i parë i cili shkeli në tokën amerikane dy vjet para Vespuçit. 10. Strucët fusin kokën në rërë kur frikësohen: strucët femra ndonjëherë shtrihen në tokë duke hapur dhe krahët dhe përpiqen të mbrojnë të vegjlit e tyre nga nxehtësia e fortë e diellit. Krahas kësaj kur pushojnë strucët qëndrojnë në këtë pozicion për të qetësuar muskujt e qafës, por asnjëherë nuk fusin kokën në rërë. 11. Kameleonët ndryshojnë ngjyrë kur ndihen të rrezikuar: arsyeja e ndryshimit të ngjyrës së kameleonëve është të impresionojnë gjininë tjetër ose mund të jetë për shkak të ekuilibrimit të nxehtësisë së trupit. 12. Nëse hani shumë sheqer sëmureni nga diabeti: marrja e tepërt e sheqerit nuk ka asnjë lidhje me sëmundjen e diabetit. 13. Perandori i Francës Napoleon Bonaparti është helmuar nga ana e këshilltarëve të tij për të penguar marrjen e fronit: doktori i cili bëri autopsinë, Francesco Antommarchi, kishte thënë se perandori ka vdekur nga kanceri i stomakut. 14.Fjala “Hush” e përdorur në një këngë popullore turke është një krahinë e Mushit:në të vërtetë Hush është emri i një kalaje turke të ndodhur në mes kryeqytetit të Jemenit Sana dhe Taiz. 15. Rio De Zhaniero është kryeqyteti i Brazilit: Kryeqyteti i Brazilit është Brazilia (ngatërrohet me qytetet më të mëdha si Rio De Janeiro dhe San Paolo).
Gjithmone ka keqkuptime, por ky keqkuptim eshte me te vertet per te qeshur. Shikone se si habitet vajza e cila po mendonte se burri po bente dicka tjeter , po ai vetem po i pastronte syzet.
Kjo eshte videoja me qesharake qe keni pare ndonjehere… Sa qesharake aq edhe e frikshme per ato qe kan marre pjese , tmerruese ne fakt ,shikoni sesi largohen me vrap… mos e humbisni kete video pasi do te shkriheni se qeshuri….
Kjo eshte nje nga videot me te arrira pasi ta shikoni do te kuptoni se sa shpejt mund te ndryshoje jeta dhe sa e shkurter mund te jete .Prandaj mundohuni ta shfrytezoni sikur te ishte dita e fundit.
Ndërtuan një zinxhir njerëzor në bregdetin e Zelandës së Re për të shpëtuar nga djalë që ishte rrëmbyer nga dallgët.12-vjeçari Jozueu MakKouoint u rrëmbye nga dallgët e mëdha ndërsa po luante në breg të detit me një shokun e tij paditën e të dielës.Një turist Gjermanë i cili u gjend aty në momentin e incidentit, nxitoi të ndihmonte pro nuk ia doli për shkak të fuqisë së dallgëve.Menjëherë ndërhyri policia për të shpëtuar djaloshin por edhe ata nuk ia dolën dhe kështu pushuesit vendosin pa humbur kohë të krijojnë një zinxhirë njerëzor me njëri-tjetrin. Fëmija për fatin e tij të mirë mundi t’i rezistoj dallgëve dhe pse qëndroi për më shumë se 40 sekonda nën ujë, por falë ndërhyrjes heroike të pushuesve mundi të shpëtoj.I ati i djalit Seik MakKouoint falënderoi të gjithë pushuesit që ndihmuan.
Dy vëllezër kanë mundur të vjedhin një makinë tip BMW për vetëm 20 sekonda dhe policia mundi ti arrestonte falë këtyre pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë. Automjeti kushtonte jo pak por 250 mijë paund dhe lehtësia e vjedhjes mbetet e rrallë. Vëllezërit 22 vjeçari Ravinder dhe 20 vjeçari Ajay Soni, qe te dy nga Harborne të Birminghamit vodhën makinën dhe u arrestuan nga policia ndërsa tanimë përballen me dënim me burg.
Dy binjakët simpatik Jack dhe Finn Harries kanë hapur një kanal në Youtube prej ku po fitojnë zemrat e shumë adoleshenteve por edhe po fitojnë para nga miliona klikime në videot e tyre. Kanali i tyre i quajtur "JacksGap" është në formën e një video blogu ku ata publikojnë pjesë nga përditshmëria e tyre. Ata janë nxënës të shkëlqyeshëm por për momentin kanë lënë shkollën për t'iu përkushtuar më shume këtij biznesi. kanali i tyre është kanali i 114 më i popullarizuar në Youtube me mbi 50 milion shikime.
Është mesnatë dhe bie telefoni, nga ana tjetër e receptorit miku yt të thotë: “Më ndihmo se jam ngatërruar keq. Po luaj poker me disa tipa të rrezikshëm dhe u kam shumë borxh…!”.